Home Aktualitet Koronavirusi/ “Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare”- Ministri Lleshaj thirrje qytetarëve: Policia dhe Ushtria po kontrollojnë…

Koronavirusi/ “Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare”- Ministri Lleshaj thirrje qytetarëve: Policia dhe Ushtria po kontrollojnë…

nga Editor

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi në një mesazh në Twitter ka deklaruar se orët në vijim do të jenë vendimtare për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

“Lleshi ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që ka thënë se Policia dhe Ushtria po vijojnë kontrollet për kufizimin e lëvizjeve në gjithë vendin. 

Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi.

Policia, e mbështetur nga Ushtria, vijon kontrollin e gjerë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin.

Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend. Ndaj ky angazhim do të njohë thellim të mëtejshëm, me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë”, thekson ministri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!