Home Aktualitet Ngjela sulmon Manastirliun: E nga të mos vinte epidemia në Shqipëri, ministrja nuk qenka mjeke, por një mësuese….

Ngjela sulmon Manastirliun: E nga të mos vinte epidemia në Shqipëri, ministrja nuk qenka mjeke, por një mësuese….

nga Editor

Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë që po kalon vendi, për shkak të përhapjes së koronvirusit.

Ngjela ironizon ministren e Shëndetësisë, duke zbuluar se kjo e fundit nuk është mjeke, por një mësuese biologjie.

Po ashtu sipas avokatit të njohur duhet në mënyrë urgjente të emërohet një mjek epidemilog në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, gjë të cilën Rama nuk ka arritur ta kuptojë.

E nga të mos i vinte Shqipërisë epidemia: ministrja e Shëndetësisë nuk qenka mjeke, por një mësuese biologjie.

E ku e kupton dot Ramë ziu që ministri i shëndetësisë duhet të jetë profesor në mjekësi, dhe jo vetëm kaq, por që të jetë edhe epidemiolog. Ky është kusht në Perëndim, se vlera e tij del e shfaqet në një orë rreziku epidemik. Kaq!

Kjo epidemi mund të zgjasë me muaj. Urgjentisht ministrinë sot duhet ta drejtojë një profesor në medicinë, që njeh epidemiologjinë. Vetëm një mësuese biologjie, si kjo që kemi, nuk mund ta kuptonte dot që epidemia e mbart me vete frikën shoqërore, dhe sot në Itali jetojnë 800 mijë shqiptarë, të cilët do t’i drejtoheshin shtëpive të tyre me frikë (!)
Turp!
Epidemia mbërriti në Shqipëri nga Italia, dhe me anë të shqiptarëve të infektuar atje. Po masat në kufirin shqiptar çfarë ishin? Masat e ministres qenë ato që iu kërkon mësuesja e fillores nxënësve të një fshati të humbur të Shqipërisë.
Të na rrojë miqësia Rama!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!