Home Aktualitet 43 fëmijë të infektuar me koronavirus në Itali

43 fëmijë të infektuar me koronavirus në Itali

nga Editor

Fëmijët nuk janë imun nga koronavirusi.

Këtë fakt e ka konfirmuar Instituti Suprem Italian i Shëndetit Publik.

Deri më sot në Itali janë 43 të mitur të prekur nga virusi dhe të gjithë janë nën moshën 10 vjeç.

Por ka dhe fëmijë më të rritur e adoleshentë të infektuar nga virusi e janë  85 raste të moshës 10-19 vjeç.

Të miturit e adoleshentët që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus përbëjnë sot 1% të numrit të përgjithshëm të të infektuarve në Itali.

“Grupmoshat e vogla nuk janë të paprekura nga virusi”, informon kreu i Institutit Italian të Shëndetit Publik. ”Ata reagojnë më mirë ndaj virusit por janë dhe më të fuqishëm për të infektuar të tjerët.”

Pak orë më  parë në spitalin Meyer të Firenzes u regjistrua rasti i fundit i një vogëlushi 11 muajsh i infektuar nga virusi. Familja e tij jeton në një qytezë në veri të rajonit të Toskanës.

Një tjetër vogëlueshe1 muajshe e gjysëm rezultoi pozitive me koronavirus  dhe është shtruar prej disa ditësh po në këtë spital.

Të shumtë janë fëmijët që po qëndrojnë të izoluar në shtëpi për të evituar infektimin.

Pridnërit italianë, mësues e edukatorë po organizohen në takime virtuale për të argëtuar të vegjëlit e në mënyrë që të mos mërziten.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!