Home Aktualitet Koronavirusi/ “Nesër administrata në shtëpi” – Rama sqaron: Ata që marrin familjarë në makinën e punës do ndëshkohen rëndë

Koronavirusi/ “Nesër administrata në shtëpi” – Rama sqaron: Ata që marrin familjarë në makinën e punës do ndëshkohen rëndë

nga Editor

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme administrata do te jete pushim. 

Ne nje postim ne facebook, Rama shkruan se per personat qe duhet te kryejne detyrat ne sherbime shteterore dhe e kane te pamundur levizjen ne kembe duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër dhe marrja ne makinen e punes te familjareve eshte rreptesisht e ndaluar dhe do te ndeshkohet me sanksione te renda.

Postimi i Rames: 

NESËR ADMINISTRATA SHTETËRORE DO TË JETË PUSHIM

🔴 PËR KRYERJEN E DETYRËS NË SHËRBIMET SHTETËRORE OSE PUBLIKE BRENDA PERIMETRIT TR-DR, GJATË PERIUDHËS SË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS, PUNONJËSIT E AERPORTIT APO TË INSTITUCIONEVE TË TJERA SHTETËRORE QË KRYEJNË FUNKSIONE TË DOMOSDOSHME DHE E KANË TË PAMUNDUR LËVIZJEN NË KËMBË, DUHET TË AKREDITOHEN PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT, EMËR PËR EMËR

🔴 MARRJA NË AUTOMJETIN E PUNËS E PERSONAVE TË FAMILJES APO PERSONAVE TË TJERË QË S’KANË LIDHJE ME DETYRËN SHTETËRORE ËSHTË RREPTËSISHT E NDALUAR DHE DO TË NDËSHKOHET ME SANKSIONE TË RËNDA

🔴 PËR VAJTJE – ARDHJET NGA AEROPORTI DREJTUESI I AUTOMJETIT DUHET T’I TREGOJË POST-BLLOKUT, BILETAT E FLUTURIMIT TË PERSONAVE QË DO TË LARGOHEN APO FOTON E BILETAVE TË PERSONAVE QË DO TË MBËRRIJNË

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!