Home Aktualitet Koronavirusi prek 23 persona deri tani në Shqipëri, zv.ministrja detaje për vetëkarantinimin e izolimin: 134 persona…:

Koronavirusi prek 23 persona deri tani në Shqipëri, zv.ministrja detaje për vetëkarantinimin e izolimin: 134 persona…:

nga Editor

Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri, COVID-19 arriti të enjten në mesditë në 23 raste që kanë rezultuar pozitiv ndaj testeve, me tetë raste të reja 24 orë pas komunikimit të fundit që bëri Ministria e Shëndetësisë.

Zëvendës ministrja Mira Rakacolli bëri me dije sot se të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantinim është 134, tha Rakacolli.

Pesë rej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv.

Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi.

Dy rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!