Home Aktualitet Thirrja e fortë e mjekut të njohur: Na dëgjoni, na besoni! Kyçi i artë i fitores është…

Thirrja e fortë e mjekut të njohur: Na dëgjoni, na besoni! Kyçi i artë i fitores është…

nga Editor

Tashmë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin pandemi botërore, ndaj mjeku i njohur Tritan Kalo, pjesë e ekspertëve që po merren me situatën në vendin tonë, ka një apel të fortë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ai u bën thirrje shqiptarëve të degjojnë ekspertët, t’u besojnë dhe të mbështesin ata për zbatimin e gjithë këshillave dhe masave të marra.

Mesazhi i mjekut Tritan Kalo

MASË EPIDEMIOLOGJIKE e sugjeruar OBSH-së më 28 Shkurt, e cila më së fundmi u përcaktua si e tillë…Covid-19 tashmë është në stadin e PANDEMICITETIT të saj, diçka që na bën të jemi më ALERT në mundësinë e përhapjes si sëmundje në popullatë….Përcaktimi i situatës epidemiologjike si një PANDEMI edhe na “rëlakson njëkohësisht mendërisht”, sepse jemi tashmë më shumë popuj në këtë BETEJË për jetën, dhe se kjo e keqe tashmë MUND e DUHET të mposhtet për hir të jetëve tona, si dhe të ardhmërisë së vetë njerëzimit……”TRIMI i mirë me shokë shumë” – shprehet populli ynë…..EKSPERIENCAT e fituara tashmë nga beteja me Covid-19 në Kinë, në Kore, në Iran, në Itali e gjetkë, na shërbejnë edhe NE si shembuj për atë çfarë mund dhe duhet bërë më mirë, si dhe të “korigjojmë shënjestrën” e objektivave tona…..VETNDËRGJEGJËSIMI për rreziqet individuale dhe kolektive që paraqet infeksioni nga Covid-19, mbetet “kyçi i artë” i fitores së betejës ndaj sëmundjes vrastare….Na dëgjoni, Na besoni, Na mbështesni në betejën tonë ndaj Covid-19, dhe të gjithë së bashku me siguri që do ta mposhtim atë….JEMI për ju në vijën e parë të luftës ndaj sëmundjes Covid-19 për TRIUMFIN e JETËS!!!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!