Home Aktualitet Frika nga koronavirusi edhe në Fier, të kthyerit nga Italia kërkuan ndihmë

Frika nga koronavirusi edhe në Fier, të kthyerit nga Italia kërkuan ndihmë

nga Editor

Frika nga koronavirusi ka prekur edhe qytetin e Fierit. Ndonëse ende nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar, disa prej qytetarëve i janë drejtuar spitalit, duke kërkuar që t’u bëhen analizat.

Tre qytetarë të kthyer nga Italia para 10 ditësh, kanë qenë të parët që kanë kërkuar t’u nënshtrohen ekzaminimeve në Spitalin e Fierit nga frika se mos janë të prekur nga COVID-19. Por duke qenë se nuk kanë shfaqur asnjë simptomë, qytetarët janë larguar në shtëpi, duke bërë vetëkarantinim. 

Spitali thotë se janë marrë të gjitha masat nëse do të ketë raste të paraqitura, ndërsa shprehet se deri tani nuk ka pasur raste që të kenë dalë pozitivë me virusin.

Por nuk është vetëm ky rast, shumë qytetarë të tjerë që edhe pse nuk kanë pasur kontakte me të ardhur nga jashtë, janë mbyllur në shtëpitë e tyre duke bërë një lloj vetëkarantinimi për të shmangur rreziqet. Të vetmit që duket se nuk kanë ndierë frikë dhe as janë shqetësuar fare, kanë qenë disa pensionistë, të cilët qysh në orët e para të mëngjesit, i janë drejtuar postës për të marrë pensionet.

Ata janë shprehur se nuk kanë frikë nga ky virus. Nga ana tjetër, institucionet vendore prej tri ditësh kanë nisur dezinfektimin e të gjitha godinave të shkollave, kopshteve dhe çerdheve, si dhe parqeve e rrugëve për këmbësorët (dy pedonalet).

Për të shmangur rrezikun për moshat e treta, ditën e djeshme është vënë perimetri i sigurisë për këndin e lojërave për të moshuarit, kënd që po ruhet nga forcat e Policisë.

Po ashtu, dje janë mbyllur edhe bizneset që shiheshin si vendgrumbullime të shumë njerëzve. Në këtë listë hyjnë pub-et, piceritë e mëdha dhe disa ambiente të mbipopulluara.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!