Home Aktualitet Trump pezullon udhëtimet me 26 vende të Evropës për 30 ditë!

Trump pezullon udhëtimet me 26 vende të Evropës për 30 ditë!

nga Editor

Në 26 vende të Europës do të pezullohen udhëtimet për 30 ditë e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti amerikan , Donald Trump.

Në një fjalim televiziv Trump njoftoi se do të kufizojë udhëtimet drejt Evropës si përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, Trump tha se kufizimet “të forta por të nevojshme” nuk do të zbatohen në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë konfirmuar 460 raste deri më tani. Ka 1,135 raste të konfirmuara të virusit në të gjithë SHBA, me 38 vdekje.

“Për të mos lejuar që rastet e reja të hyjnë në brigjet tona, ne do të pezullojmë të gjitha udhëtimet nga Evropa. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi të Premten në mesnatë,” shtoi ai.

Ndërkohë urdhëri i udhëtimit nuk vlen për shtetasit amerikanë. Trump tha se Bashkimi Evropian “nuk kishte arritur të ndërmarrë të njëjtat masa paraprake” si SH.B.A. në luftimin e virusit.

Në Evropë, Italia është goditur më rëndë, me më shumë se 12,000 infeksione të konfirmuara dhe më shumë se 800 vdekje, sipas të dhënave. Franca, Spanja dhe Gjermania kanë secila nga rreth 2,000 raste të konfirmuara.

Fjalimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemi globale.

Presidenti Trump tha se masat e forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit në SHBA janë përpjekja më agresive dhe e gjithanshme për t’u përballur me një virus të huaj në historinë moderne.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!