Home Aktualitet Çifti i shqiptarëve në ishullin grek rezultojnë me koronavirus, pas kthimit nga Italia e Veriut

Çifti i shqiptarëve në ishullin grek rezultojnë me koronavirus, pas kthimit nga Italia e Veriut

nga Editor

Një çift biznemenësh me origjinë nga Saranda dhe banues në ishullin grek të Zakinthos janë evidentuar të prekur me CoVid19. 

Ata u evidentuan me virusin vdekjeprurës mbas një udhëtimi biznesi ne veri të Italisë. Sapo ata mbërritën në ishullin Zakinthos, ata paraqiten simptomat e sëmundjes dhe u izoluan në ambientet e banesës së tyre, raporton tch. Mjekët e spitalit rajonal të Zakinthos, thonë se gjendja e tyre klinike është mjaftë e mirë dhe për momentin po reagojnë normalisht ndaj barnave që po trajtohen.

Sapo u bë e ditur infektimi i tyre, autoritet e ishullit të Zakinthos urdhëruan dizifektimin dhe mbylljen e menjëhershme restorantin shumë të frekuentuar që çifti ka në pronësi në qendër te ishullit Jonian dhe kalimin në karantinë edhe të 2 punonjësve të tjerë të restorantit edhe ata me origjinë shqiptare. Deri tani, punonjësit nuk kanë shenja te virusit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!