Home Bota Koronavirusi/ SHBA u ofron ndihmë armiqve të betuar në listën e zezë

Koronavirusi/ SHBA u ofron ndihmë armiqve të betuar në listën e zezë

nga Editor

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë në mënyrë aktive  për dy armiqtë e saj të listës së zezë, Korenë e Veriut dhe Iranin në luftën kundër shpërthimit të ri të koronavirusit që ka infektuar më shumë 120,000 njerëz dhe ka vrarë mbi 4.300 në të gjithë globin.

Robert Destro, ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit për Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës, u tha gazetarëve të mërkurën se ai nuk mund të konfirmojë nëse raportimi i Koresë së Veriut se nuk kishte raste të prekur nga COVID-19

Ai u tha gazetarëve se SHBA “është e shqetësuar për njerëzit e Koresë së Veriut dhe ne shprehim solidaritetin tonë për të gjitha familjet që e gjejnë veten në situatën e pafat.”

“Ne gjithashtu e dimë se Koreja e Veriut është një shoqëri shumë e mbyllur. Informacioni është shumë i vështirë për tu arritur,” shtoi ai.

Sëmundja COVID-19, që besohet të ketë origjinën në rrethin qendror të Kinës Hubei, që nga atëherë është përhapur në më shumë se 100 vende në të gjithë globin.

Në muajt e fundit, pika të reja të nxehta të epidemisë janë shfaqur në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran.

Që nga e mërkura, rastet e konfirmuara në Iran kanë arritur në 9,000, afro 3,000 prej të cilëve janë shëruar, dhe 350 kanë vdekur.

Destro tha se administrata e Presidentit Donald Trump do të mbështeste Republikën Islamike, edhe pse SHBA ka vendosur sanksione kundër saj.

Jam në dijeni se qeveria jonë u ka ardhur në ndihmë Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës, për të gjithë,” tha Destro. “Ne do të përpiqemi të jemi të dobishëm dhe të ofrojmë ndihmë, dhe ne e kemi bërë atë në çdo numër rastesh“, tha ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!