Home Aktualitet Dielli do të lind nesër përsëri!

Dielli do të lind nesër përsëri!

nga Editor

Nga Alban Daci.

Dielli do të lind nesër përsëri! ☀

Situata aktuale për shkak të koronavisur është ndoshta një ndër situatat më të vështira të brezit tonë.
Megjithatë historia njerëzore na ka treguar se ka pasur breza që kanë kaluar edhe situata më të vështira, urinë e madhe, luftën e Parë, te Dytën, komunizmin, pushtimet e pafundme, gjenocide.
Shpresa është arma me e mirë për të përballuar situata të vështira.
Sensibilizimi dhe ndjeshmëria komunitare është kura më e mirë dhe forca më e madhe për të kaluar këtë situatë të pazakontë.
Dielli nesër do të lind përsëri e jeta vazhdon si një udhëtim i pandërprerë.
Përsëri do e ndjejmë aromën e gjetheve të malit, do të dëgjojmë zhurmën e dallgëve të detit, do të zhytemi në ujin e freskët të detit, do të pijmë përsëri në bregdet birrën korona me kripë e limon, do të udhëtojmë nën hijen e hënës, do të jemi duke shëtitur në rrugët e qytetetit tonë, por sot le të qëndrojmë në shtëpi që nesër të kemi mundësi të përjetojmë përsëri lindjen e diellit, dritën e hënës, aromën e gjetheve të malit e zhurmën e dallgëve të detit.
Sot të qëndrojmë në shpi, sepse nesër dielli do të lind përsëri!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!