Home Aktualitet VIDEO-DËSHMIA/ Bardhi, Ramës dhe Manastirliut: Po gënjeni njerëzit për situatën reale të koronavirusit

VIDEO-DËSHMIA/ Bardhi, Ramës dhe Manastirliut: Po gënjeni njerëzit për situatën reale të koronavirusit

nga Editor

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë shqiptarët për situatën e vërtetë me Koronavirusin.

Kështu shprehet sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Përmes një video-reagimi në Facebook, Bardhi rëndit faktet, që sipas tij tregojnë se si qeveria po mashtron publikisht.

“Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Dëshmia në video e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë!

Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.

Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën.

Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë.

As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë.

Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!