Home Aktualitet 2500 punonjëse kërkojnë ndalimin e punës për shkak të Coronavirusit, pronarët e fasonerisë i mbajnë ‘peng’

2500 punonjëse kërkojnë ndalimin e punës për shkak të Coronavirusit, pronarët e fasonerisë i mbajnë ‘peng’

nga Editor

Pavarësisht këshillave të OBSH dhe urdhërave të qeverisë për të shmangur vendet ku ka shumë njerëz, kompanitë fasone vijojnë punën e tyre, edhe pse kanë mijëra punëtorë.

Ditën e sotme, pronarët e një fasonerie në Tiranë mbanin “peng” sot 2500 punonjëse të cilat kërkuan të largohen pasi disa kolege patën probleme shëndetësore dhe policia bënte sehir live para kamerave, ndërsa Inspektoriati Shtetëror i Punës është ende në gjumë.

Ja çfarë shkruan Elkier Bushkolaj:

Qeveria sot do duhej të kishte urdhëruar mbylljen e fasonerive në kuadër të masave për koronavirusin.

Janë rreth 70 mijë gra në të gjithë vendin që për vite me radhë skllavërohen në këtë sektor dhe sot kur shteti pati mundësinë të tregohej solidar me to, nuk e bëri.

Pronarët e një fasonerie në Tiranë mbanin “peng” sot 2500 punonjëse të cilat kërkuan të largohen pasi disa kolege patën probleme shëndetësore dhe policia bënte sehir live para kamerave, ndërsa Inspektoriati Shtetëror i Punës është ende në gjumë dimëror.

Vitin që shkoi u rregjistruan mbi 4 raste helmimi masiv në disa fasoneri në Durrës dhe gjithçka u harrua pas tre ditësh, teksa denonimi i sindikatave dhe mediave ra në vësh të shurdhër.

Fasoneritë janë biznesi me ndërveprimin më të madh më italinë dhe do duhej të ishin biznesi i parë që duhej mbyllur.

Covid -19 nuk luftohet në ekrane dhe me nisma populiste por me një plan masazh që nuk duhet ta shpikim, vetëm të kopjojmë…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!