Home Aktualitet Koronavirusi/ Ushtria dhe policia nisin aksionin në terren, kontrolle për zbatimin masave parandaluese

Koronavirusi/ Ushtria dhe policia nisin aksionin në terren, kontrolle për zbatimin masave parandaluese

nga Editor

Sikurse paralajmëroi më herët edhe kryeministri Edi Rama, ushtria dhe policia kanë nisur kontrollet në terren për monitorimin e zbatimit të masave parandaluese për koronavirusin.

Janë ngritur postblloqe në Vlorë e në Lezhë, ku po ndalohen mjetet me targa të huaja, për të intervistuar udhëtarët, në mënyrë që të kuptohet historiku i lëvizjes së tyre, nëse kanë kaluar apo jo nga vende që janë në zonën e kuqe. 

Policitë janë të pajisur me maska dhe doreza, ndërsa vijojnë kontrolle në terren por dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!