Home Aktualitet Manastirliu: Mbyllen të gjitha baret dhe restorantet në Tiranë e Durrës, 20 mln lekë gjobë kush shkel vendimin

Manastirliu: Mbyllen të gjitha baret dhe restorantet në Tiranë e Durrës, 20 mln lekë gjobë kush shkel vendimin

nga Editor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditura të tjera masa që do të merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Manastriliu tha se do të mbyllen të gjitha lokalet, baret e restorantet, në Tiranë e Durrës deri në një njoftim të dytë. Bizneset që nuk zbatojnë këtë urdhër, do të gjobiten me 20 milion lekë të vjetra.

Po ashtu ministrja njoftoi se do të gjobiten deri më 5 milion lekë të vjetra ata persona që vijën nga zonat prekura dhe nuk respektojnë urdhrin për vetëkarantim, e po ashtu edhe për ata që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk qëndrojnë të izoluar.

Ju bëj me dije se i kam propozuar Këshillit të Ministrave përshkallëzimin e masave: Mbylljen e të gjitha bareve dhe klubeve në Tiranë dhe Durrës. Gjobë 5 mijë euro për qytetarët që vijën nga zonat prekura dhe nuk respektojnë urdhrin për vetëkarantim edhe për ata që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

20 mln lekë të vjetra për baret restorante apo klubet që nuk zbatojnë vendimin për tu mbyllur deri në një vendim të dytë. Vendosjen e distancës 1.5 metër mes punonjësve te bizneset. Reduktimin në maksimum të personelit të Call Center-ave. Komunikimet do të jenë në mënyrë virtuale me median”, tha Manastirliu.

Masat e reja

1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.

2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.

3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.

4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.

5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!