Home Aktualitet Koronavirusi/ Organizata Botërore e Shëndetit shpall gjendjen e pandemisë botërore

Koronavirusi/ Organizata Botërore e Shëndetit shpall gjendjen e pandemisë botërore

nga Editor

Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur Covid-19 pandemi, e para e shkaktuar nga një koronavirus.

Ne kemi vlerësuar se Covid-19 mund të përkufizohet si një pandemi. Përshkrimi i situatës si një pandemi nuk ndryshon vlerësimin e OBSH për kërcënimin e paraqitur nga ky koronavirus. Ai nuk ndryshon atë që po bën ËHO dhe nuk ndryshon atë që vendet duhet të bëjnë“, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus. 

Ai shtoi më tej se numri i të infektuarve jashtë Kinës ishte rritur me 13 herë gjatë dy javëve të fundit, ndërsa theksoi se nuk është ende vonë për qeveritë që ta luftojnë atë.

Të gjitha vendet mund ta ndryshojnë rrjedhën e kësaj pandemie”, theksoi ai.

Pandemi është një sëmundje që përhapet në shumë vende të botës, në të njëjtën kohë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!