Home Aktualitet Rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, dy prej tyre në gjendje të rëndë

nga Editor

Numri i personave të prekur me koronavirus në Greqi ka shkuar në 99. Mediat vendase shkruajnë se 95 janë shtetas grekë, dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa katër janë shtetas të huaj.

Bëhet e ditur se dy prej pacientëve janë duke u trajtuar në njësitë e Kujdesit Intensiv të FPI Patras dhe AHEPA dhe mbikëqyrja e tyre shëndetësore vazhdon.

29 prej tyre janë shtruar në spital në Attica , Selanik , Patras dhe Mytilene dhe 68 persona janë në vetëizolim në shtëpi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!