Home Aktualitet Koronavirusi/ Meta takim me 4 personalitete të shëndetësisë: Situatë e vështirë, kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë e transparencë

Koronavirusi/ Meta takim me 4 personalitete të shëndetësisë: Situatë e vështirë, kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë e transparencë

nga Editor

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë katër personalitete të shëndetësisë shqiptare, Isuf Kalon, Fedhon Meksin, Andrea Gudhan dhe Tritan Shehun.

Me një shënim në facebook, Kreu i Shtetit bën me dije se takimi iu zhvillua për situatën e krijuar nga kronavirusi, ndërsa shkruan se tejkalimi i saj kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë. 

Postimi i plotë:

Sot prita me kërkesën time katër personalitete të shquara të shëndetësisë shqiptare, me të cilët ndamë disa shqetësime për situatën e shkaktuar si pasojë e përhapjes në vendin tonë të COVID_19, si dhe për marrjen e të gjitha masave të domosdoshme për të mos lejuar përshkallëzimin.

Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor, Fedhon Meksi dhe Andrea Gudha, si edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu më njohën me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë.

Së bashku vlerësuam punën e jashtëzakonshme të të gjithëve mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personelit mbështetës që janë duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, duke theksuar se përfshirja e kapaciteteve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, është hap vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore.

Thirrja jonë për çdo qytetar është të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

89005261_2860220707357517_8639242474415456256_o
89039346_2860220504024204_3250068032818511872_o

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!