Home Aktualitet Dyshime se gënjen/ Gjyqtari pretendon se ndodhet në spital, Vettingu ngre ekip mjekësor për ta vërtetuar

Dyshime se gënjen/ Gjyqtari pretendon se ndodhet në spital, Vettingu ngre ekip mjekësor për ta vërtetuar

nga Editor

Komisionet e Vetingut do të vijojnë veprimtarinë për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndonëse institucionet publike po mbyllin dyert, në kuadër të masave kundër koronavirusit, i njohur si Covid-19.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore të pazakontë, ku e pranishme ishte vetëm trupa gjykuese. Seanca ishte planifikuar për të njohur gjyqtarin e Apelit në Vlorë Petrit Aliajn, por ky i fundit nuk u paraqit.

Në vend të paraqitjes, gjyqtari i kishte dërguar një raport trupi gjykues, ku pretendonte se ishte sëmurë, madje i shtruar në spital.

Kjo është seanca e tretë që dështon për Petrit Aliaj. Edhe në seancën e kaluar, gjyqtari ka paraqitur një tjetër raport sikur është sëmurë.

Në këto rrethana, KPK-ja i ka kërkuar gjyqtarit që të përfaqësohet me avokat, por ai nuk ka pranuar.

Komisioni i Vetingut ka dyshime të forta mbi vërtetësinë e gjendjes mjekësore të gjyqtarit Petrit Aliaj.

Në këto kushte, Komisioni do t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësorë që të ngre një ekip, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, për të ekzaminuar gjendjen e gjyqtarit Petrit Aliaj.

Në të njëjtën kohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t’i kërkojë Ministrisë së Shëndetësisë të hetojë vërtetësinë e raporteve shëndetësore të Petrit Aliajt.

Raportet mjekësore janë një manovër e përdorur masivisht nga njerëzit e drejtësisë për të shtyrë përballjen e tyre me Vetingun si dhe për të futur procesin në kurthe procedurale./ shqiptarja.com

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!