Suedia raportoi vdekjen e saj të parë nga koronavirusi i ri të mërkurën në një spital në Stokholm, duke thënë se një pacient i moshuar kishte vdekur në kujdesin intensiv.
“Pacienti ka pasur COVID-19 si dhe një sëmundje të mëparshme,” tha në një deklaratë Spitali Universitar Karolinska në Huddinge, raporton Reuters.
Suedia raportoi rastin e parë të koronavirusit në fund të janarit.