Home Aktualitet Denoncimi ‘bombë’/ 8 punonjës në Spitalin e Durrësit që i shërbyen viktimës, të infektuar me Koronavirus

Denoncimi ‘bombë’/ 8 punonjës në Spitalin e Durrësit që i shërbyen viktimës, të infektuar me Koronavirus

nga Editor

73 vjeçarja, e prekur nga koronavirusi ne qytetin e Durrësit, ndërroi jetë ditën e sotme.

Por sipas asaj që raporton ish kryeministri Sali Berisha, për shkak të saj edhe 8 punonjës të Spitalit të Durrësit, që i kanë shërbyer viktimës, janë infektuar me Koronavirus.

Postimi i plotë:

“Pasojat kriminale të qëndrimeve të Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë!

-8 punonjës në spitalin e Durrësit, nga personeli që i shërbyen të sëmurës që vdiq, dalin të infektuar me Koronavirus!

Kjo mbahet sekret nga Edvin Çekapi dhe Edvin Mafia! Krim i shëmtuar!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit digjital.

“Miredita Doktor,uroj te jeni te gjithe mire !!

Nga dje ne spitalin e Durresit futen nen observacion 30 nder mjeke,infermiere e sanitare qe kane sherbyer ne repartin e pacientes 73 vjecare qe vdiq sot me korona,dhe nga keta kane dale 8 pozitive sot,por asnje nuk flet,ne keto kushte spitali Durresit duhet te izolohet sepse perhapja do jete e njejete me ate te Codognos ne Itali.Ju pershendes e zoti na ruajte”.

73 vjeçarja ishte paraqitur në spital dhe nuk u ka treguar mjekëve se ishte kthyer nga Italia. Ajo fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe është zbuluar se kishte Koronavirus pas bërjes së testit.

Para se të paraqitej në spital, gruaja ka qenë në një ceremoni mortore ku ka takuar edhe persona të tjerë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!