Home Aktualitet Bluzat e bardha të shqetësuar në Durrës, pas kontaktit me të moshuarën e infektuar. 380 qytetarë mbërrijnë nga Italia sot, u kërkohet…

Bluzat e bardha të shqetësuar në Durrës, pas kontaktit me të moshuarën e infektuar. 380 qytetarë mbërrijnë nga Italia sot, u kërkohet…

nga Editor

Frikë dhe shqetësim mes bluzave të bardha në qytetin e Durrësit, ku deri tani është një person i parë i konfirmuar me COVID-19, e dyshimet janë se 75-vjeçarja e cila kishte ditë e shtruar në spitalin e qytetit, mund të ketë infektuar edhe shumë persona të tjerë. 

Një pjesë e madhe e stafit mjekësor të Spitalit të Durrësit, kryesisht ata që kanë pasur kontakt me të moshuaren e prekur dhe i kanë shërbyer, po kryejnë analizat.

Katër pjesetarë të stafit që kanë pasur takime dhe kontakte më të shpeshta me të, janë urdhëruar të mos i afrohen spitalit dhe u është dhënë leje nga puna deri në një moment të dytë, në bazë të analizave dhe vlerësimit të situatës.

Burime të Panorama thanë se stafi mjekësor po punon i shqetësuar në Durrës.

Sakaq, sot raportohet se me urdhër të bordit drejtues, 380 personave që kanë mbërritur nga Itala mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, u është kërkuar të vetëkarantinohen.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!