Home Aktualitet “Nga frika e koronavirusit është ndërprerë dhurimi”, Meta me kabinetin japin gjak për fëmijët talasemikë, ja thirrja e mjekut për qytetarët

“Nga frika e koronavirusit është ndërprerë dhurimi”, Meta me kabinetin japin gjak për fëmijët talasemikë, ja thirrja e mjekut për qytetarët

nga Editor

Mes frikës, ankthit dhe panikut që ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas konfirmimit të rasteve të para në vendin tonë me koronavirus, janë ndërprerë dhurimet vullnetare të gjakut për personat që kanë shumë nevojë për të, siç janë të sëmurët me talasemi.
.
Për këtë arsye,Presidenti Ilir Meta me një pjesë të kabinetit ka dhuruar sot gjak në Qendren Kombetare te Transfuzionit te Gjakut (Laprake).

Zëdhënës i kreut të shtetit ka bërë thirrje që të dhurohet gjak vullnetarisht pasi ky proces sipas mjekëve nuk ndikon në pasojat që mund të ketë nëse prekesh nga koronavirusi.

“Dhurimet e gjakut janë ndërprerë për shkak të koronavirusit. Në emër të presidentit bëj thirrje për më shumë kujdes e jo për panik të gjithë të solidarizohemi me këtë kërkesë.
Kabineti i Presidentit sot në mënyrë vullnetare po dhuron gjak në ndihimë të fëmijëve talasemikë, është proces i shëndetshëm e sipas mjekëve s’ka ndikim në përkeqësimin e pasojave që shkakton koronavirusi”.

Edhe një nga mjekët siguroi se koronavirusi “është si sëmundjet e tjera, nuk ndikon fare në transmetimin përmes gjakut. Edhe nga nëna nuk kalon te fëmija koronavirusi, nuk e ul imunitetin, e përforcon atë ju bëj thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!