Home Aktualitet Koronavirusi prek ministren e Shëndetësisë në Britani, kishte qenë në Parlament, ka takuar edhe kryeministrin

Koronavirusi prek ministren e Shëndetësisë në Britani, kishte qenë në Parlament, ka takuar edhe kryeministrin

nga Editor

Ministrja e Shëndetësisë ne Britani dhe deputetja konservatore Nadine Dorries është diagnostikuar me koronavirus, raporton BBC.

Dorries, deputetja e parë që rezultoi pozitive, tha që ajo kishte marrë të gjitha masat e këshilluara pasi kishte zbuluar dhe ishte vetë-izoluar në shtëpi.

Daily Mail raporon se ajo ka takuar qindra njerëz në Parlament gjatë javës së kaluar dhe mori pjesë në një pritje edhe me Boris Johnson.

Testet konfirmuan mbrëmë se 62-vjeçarja kishte virusin dhe ajo tani është në izolim dhe thuhet se po shërohet.

Zyrtarët po gjurmojnë të gjithë me të cilët ka qenë në kontakt që nga marrja e virusit, përfshirë deputetët. Si ish-infermiere, Dorries ka luajtur një rol kryesor në hartimin e planeve për të trajtuar virusin.

Nderkohe ne Britani jane shenuar gjithsej 382 raste dhe 6 persona kane vdekur.  Personi i fundit që vdiq ishte një burrë rreth te 80-ve, me probleme te meparshme shendetesore.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!