Home Aktualitet Koronavirusi në Shqipëri, Presidenti Meta pas takimit me kreun e OBSH: S’ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar

Koronavirusi në Shqipëri, Presidenti Meta pas takimit me kreun e OBSH: S’ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar

nga Editor

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka takuar sot Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, në një moment kritik kur ministrja e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të kemi shtim të rasteve të të prekurve me koronavirus.

Takimi i Presidentit Meta me kreun e OBSH lidhet me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.

“Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!”

REAGIMI I KREUT TE SHTETIT NE FB

Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.

Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!

Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!