Home Aktualitet Revolta e mjekut të njohur, Xhepa: Ti politikan e zyrtar që kishe dijeni për maskat e skaduara, ke bërë një krim të pështirë

Revolta e mjekut të njohur, Xhepa: Ti politikan e zyrtar që kishe dijeni për maskat e skaduara, ke bërë një krim të pështirë

nga Editor

Profesori dhe mjeku i njohur, Gëzim Xhepa, ka reaguar dje përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, ku ka shprehur revoltën lidhur me zbulimin e faktit se maskat mbrojtëse për personelin shëndetësor, janë të skaduara.

Xhepa thotë se magazinimi i tyre i gjatë, 9 vjeçar, i bën maskat jo vetëm joefektive, por të dëmshme për shëndetin. Mjeku thotë se kushdo politikan që e ka bërë këtë dhe ka patur dijeni për këtë, ka kryer një krim të pështirë.

Statusi i profesorit, nga dje në mbremje, është bërë viral, ka marrë dhjetra e dhjetra shpërndarje. Po ashtu, interesante janë komentet që janë bërë tek shënimi i tij, sidomos ato të mjekëve, që shprehin njësoj të njëjtin shqetësim.

Statusi i plotë:

Larg qëndrimeve politike pro apo kundra maskave të skaduara, që na janë vënë në dispozicion, duke e ndjerë veten të mashtruar, poshtëruar dhe të keqtrajtuar në personalitetin dhe shëndetin tim dhe të kolegëve të mi…, po jap një skemë fispatologjike të problematikave të këtij kontigjenti maskash…: Maskat e skaduara prej 11 vitesh kanë kaluar një magazinim të tejzgjatur… Dihet që malli pasi humbet vlerën, humb dhe privilegjin e një magazinimi të kujdesshëm… Humbja e kushteve të magazinimit çon në mbivendosje fungesh…, bile në shumë raste dhe pluhrash… Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza…, me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore…. Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve…, me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide…, përfshirë dhe coronavirusin… Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan…, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve…, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do dēnoheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim…, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli…!!!!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!