Home Aktualitet Kryebashkiakja e Shkodrës, thirrje qytetarëve: Minimizoni lëvizjet në ambientet publike

Kryebashkiakja e Shkodrës, thirrje qytetarëve: Minimizoni lëvizjet në ambientet publike

nga Editor

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i ka bërë thirrje qytetarëve të minimizojnë lëvizjet në ambientet publike, ndërkohë që ka marrë masat për dezinfektimin në qytet. Në një postim në Fb, Ademi u jep këtë mesazh qytetarëve:

“Nuk ka gjë më me rendësi se sa shëndeti i secilit prej nesh. Kemi marrë masat e duhura për vijimësinë për dezinfektimin e shkollave, çerdheve, kopshteve, qendrave sociale, institucioneve publike bashkiake, ambjenteve publike që frekuentohen nga këmbësorët.

Ftoj çdo biznes që të ndërmarrë masat e nevojshme për dezinfektimin e ambienteve ku punon e shërben. U lutem të gjithë qytetarëve për promovimim e mbajtjen e higjienës personale e të hapësirës së përbashkët. U lutem të gjithëve të minimizojnë lëvizjet në ambjentet publike. Kujdesuni për veten, familjen dhe për komunitetin tonë.”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!