Home Aktualitet Mos mbani unaza pritni thonjtë… virusi ka një shtresë yndyrore, mjeku anglez jep këshilla se si të luftohet

Mos mbani unaza pritni thonjtë… virusi ka një shtresë yndyrore, mjeku anglez jep këshilla se si të luftohet

nga Editor

Mjeku Adrian Heald, nga Manchester, ka publikuar disa këshilla se si të luftoni koronavirusin tani që shumë vende janë në mungesë të sanitarëve.

Ai u ka bërë thirrje anglezëve që të qëndrojnë të qetë dhe të lajnë duart me një sapun, nëse sanitarizuesit e lëngshëm mungojnë nëpër supermarket, transmeton arbresh.info

Mjeku konsulent që punon në dy spitale, ka përfshkruar se si ‘koronavirusi ka një shtresë të jashtme yndyrore’ dhe se mund të pastrohet nga të gjitha pastruesit që shpërndajnë këtë yndyrë.

Përmes një postimi në mediat sociale, ai u ka bërë thirrje njerëzve që të mos frikësohen dhe në mungesë të sanitarëve të lëngshëm, ai bën thirrje që të përdoren edhe sapunët e thatë.

Ai ka bërë thirrje për higjenë përsonale dhe për shmangien e bartjes së unazave dhe aksesorëve tjerë.

Mjeku ndër të tjera ka theksuar se njerëzit duhet të mbajnë thonjët e prerë, duhet të përdorin peshqirë të pastër dhe rrobat duhet t’i lajnë sa më shpesh.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!