Home Aktualitet Lajm i mirë nga Italia, asnjë pacient pozitiv në qytetin ku nisi epidemia

Lajm i mirë nga Italia, asnjë pacient pozitiv në qytetin ku nisi epidemia

nga Editor

Për herë të parë, në zonën e Codogno-s në Itali nuk është shënuar asnjë i prekur nga koronavirusi. Komuna e Codognos është tashmë e famshme në të gjithë botën pasi regjistroi rastin e parë me COVID-19 në Itali.

Menjëherë ka ardhur komenti i Francesco Passerinit, kryebashkiakut te qytetit e njëkohesisht Presidentit të provincës së Lodit.

Jemi veçanërisht të lumtur për këtë që duket si nje rezultat i madh, por duam të themi që ne, të cilët kemi qenë zona e kuqe në Lodi, karantinimin e kemi bërë seriozisht dhe kjo është arsyeja pse ne tani jemi duke dëshmuar rënie në numër. Beteja nuk ka mbaruar, po nëse mbajmë parasysh të gjitha udhëzimet e dhëna nga qeveria, ateherë do kemi vetëm ndonjë jave sakrificë dhe pastaj do jemi jashtë kesaj”, tha Passerini. 

Në këtë qytet më datë 22 shkurt u shënua rasti i parë në Itali ku u infektua një 38-vjeçar, i cili ka qëndruar për 2 javë në reanimacion nën kujdesin mjekësor.

Mediat italiane raportojnë se ditën e djeshme, personi në fjalë për herë të parë pas shtrimit të tij në karantinë, ka arritur të marrë frymë vetë pa nevojën e aparaturave të posaçme ndërsa është regjistruar si ‘pacienti 1’ ndërsa pacienti zero sipas autoriteteve nuk është identifikuar ende.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!