Home Aktualitet Zjarri përfshin banesën private, brenda një fëmijë. Policia jep detajet

Zjarri përfshin banesën private, brenda një fëmijë. Policia jep detajet

nga Editor

Nje banese private eshte perfshire nga zjarri mengjesin e sotem në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”.

Policia e Tiranes ben me dije se zjarri perfshiu banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, dhe brenda ishte nje femije.

“Ai u nxor në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetesore”- njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxor në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore.

Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!