Home Aktualitet Kërpaçi: Përgjegjësit e 1.2 milionë maskave të skaduara nuk duhet ti shpëtojnë drejtësisë

Kërpaçi: Përgjegjësit e 1.2 milionë maskave të skaduara nuk duhet ti shpëtojnë drejtësisë

nga Editor

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi deklaron se prokuroria duhet të hetojë skandalin e 1.2 milionë maskave të skaduara që janë në përdorim për mjekët.

Në një publikim në Facebook ajo shkruan: “1.2 milionë maska kanë vënë në rrezik mjekët tanë dhe këta nxjerrin papagajtë e partisë të bëjnë moralistin.

Bëjnë edhe veprime kriminale ditën, e të qajnë natën. Përgjegjësit e 1.2 milionë maskave të skaduara nuk duhet ti shpëtojnë drejtësisë, të ligjit dhe popullit, pavarësisht lojërave të sulmit të kryeaktorit dhe papagallit të tij ndaj opozitës për faktet e zbuluara. Drejtësia të veprojë përballë këtij akti kriminal që ka vënë në rrezik jetën e mjekëve dhe qytetarëve! Kjo situatë kërkon organizim, angazhim dhe përgjegjësi! Shëndeti i çdo qytetari është prioriteti kryesor!”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!