Home Aktualitet Specialistja e ISHP-së: Gjendja e të prekurve te Infektivi e stabilizuar, në Durrës më e rëndë

Specialistja e ISHP-së: Gjendja e të prekurve te Infektivi e stabilizuar, në Durrës më e rëndë

nga Editor

Specialistja e Shëndetit Publik, Silva Bino, nga studioja e “Tempora” në TV Ora, u shpreh se të gjitha kontaktet e personave të infektuar janë identifikuar.

Ajo bën me dije se gjendja e rasteve të prekura në Infektiv është e stabilizuar, ndërsa personi i prekur në Durrës është më rëndë.

Silva Bino: Janë identifikuar për 24 orë të gjitha kontaktet e personave të infektuar. Është bërë një hartëzimi i gjithë zonave ku kanë qenë personat, janë marrë mostrat, janë futur në vetëkarantinë. Kjo është një punë e jashtëzakonshme. I kishim ekipet e gatshme për gjurmimin dhe mënyrën se si do të veprohet. Kjo është vetëm me rastet që kanë ardhur me rastin e parë. Gjendja e të prekurve tek Infektivi është më e stabilizuar, ndërsa në Durrës është më e rënduar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!