Home Aktualitet LDK paralajmëron Albin Kurtin për taksën ndaj Serbisë: Më përpara prishet qeveria dhe miqësia me SHBA

LDK paralajmëron Albin Kurtin për taksën ndaj Serbisë: Më përpara prishet qeveria dhe miqësia me SHBA

nga Editor

Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmëron kryeministrin Albin Kurti që të heqë një orë e më parë taksën ndaj Serbisë.

Avdullah Hoti njëkohësisht zv/kryeministër, thotë se më përpara prishet qeveria se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë i Hotit:

Qeveria duhet te mblidhet per te hequr taksen. Nuk mund te mbesim peng te nje vendimi qe ka qene i domosdoshem, por tash po e demton Kosoven.

Miqesia e perhershme me SHBA nuk cenohet. Ne e garantojme kete miqesi.

Nuk eshte interes i qytetareve te Kosoves te prishet kjo miqesi, qe solli paqen ne Ballkan dhe lirine e pavaresine per shqiptaret.

Nese demtohet miqesia me ShBA, atehere demtohet shtetesia e Kosoves, te cilen gje nuk lejojme te ndodhe. Prandaj, me perpara prishet Qeveria, se miqesia me SHBA.

Lajme te ngjashme