Home Aktualitet Plas në Vlorë koronavirusi? Dyshohen 5 persona mes tyre një fëmijë dhe një police

Plas në Vlorë koronavirusi? Dyshohen 5 persona mes tyre një fëmijë dhe një police

nga Editor

Pesë persona nga Vlora dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi. Mes të dyshuarve është edhe një fëmijë, bashkë me një punonjëse policie.

Të pesë personat  janë nisur për në Tiranë, dhe pritet që pas marrjes së mostrave të tyre, të dalin rezultatet e analizave, transmeton Fax News.

Deri më tani numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 10. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin grumbullimet e njerëzve.

Ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura nga koronavirusi dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

Qeveria ka vendosur që të mbyllë të gjitha institucionet e arsimit për dy javë si ka anuluar të gjitha aktivitetet deri më 3 prill.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!