Home Aktualitet “Mblidh veten. Situata është shumë serioze”- Basha replikon me kryeministrin: Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria jote janë rrumpallë. Bëhu burrë dhe…

“Mblidh veten. Situata është shumë serioze”- Basha replikon me kryeministrin: Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria jote janë rrumpallë. Bëhu burrë dhe…

nga Editor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha replikoi sërish në Twitter me kryeministrin Rama në lidhje me masat e marra për koronavirusin, duke shkruar se Ministria e Shëndetësisë dhe vetë qeveria janë rrumpallë.

Basha kërkon nga kryeministri që të merren masa pasi gjendja është shumë serioze.

Basha në Twitter: Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. @ediramaal ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. MERR MASA të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate, shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve! Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën. Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua! Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si klloun, nuk është koha për të qeshur me ty.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!