Home Aktualitet AMA thirrje televizioneve: Kujdes me emisionet me publik, respektoni…

AMA thirrje televizioneve: Kujdes me emisionet me publik, respektoni…

nga Editor

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë thirrje mediave përsa i përket programeve të drejtëpërdrejta ose me regjitstrim me publik që të respektojnë kërkesat e distancave optimale mes tyre.

Ashtu siç ka informuar edhe Ministria e Shëndetësisë evitimi i rrethanave me studio me publik të përqëndruar do të ndihmonte në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Njoftimi i plotë i AMA-s:

AMA vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen.

AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqëndrim personash, për të respektuar kërkesat e disatancave optimale mes tyre.

Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqëndruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë“.

Masat e kërkuara nga AMA ngjasojnë me masat e marra në Itali. Shumë emisione në vendin fqinj kanë shmangur publikun në studio, ndërsa “Le Iene” vendosi të mbyllë emisionin pasi një bashkëpunëtor i tyre rezultoi pozitiv me Koronavirus.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!