Home Aktualitet “Nëse bëj trimin, kthehem në vrasës”- Kryeministri tregon vendimin: Ja si do punojë administrata nga shtëpia. Mbyllim shërbimet në…

“Nëse bëj trimin, kthehem në vrasës”- Kryeministri tregon vendimin: Ja si do punojë administrata nga shtëpia. Mbyllim shërbimet në…

nga Editor

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se të gjithë punonjësit e administratës që kanë punë në kompjuter që nga nesër do punojnë nga shtëpia. Ndërkohë, kryeministri u shpreh se pjesa tjetër e administratës që ka fëmijë të vegjël në çerdhe apo kopshte do ta ketë pushim.

Kreu i qeverisë tha se jemi në gjendje lufte dhe si e tillë duhet të merren masa të forta. 

Për Ramën shërbimet e ADISA-s nuk do jenë më në sportele, por vetëm online.

Ai tha se do donte shumë që ti përqafonte të gjithë dhe ti jepte këto mesazhe, por ai shtoi se s’mund të bënte trimin  dhe të kthehej në vrasës.

“S’është një luftë që do zgjasë me vite, por çdo minutë mund të jetë sa një vit.

Ne nga dita e nesërme do çojmë në shtëpi të gjitha të pjesë të administratës që mund të vazhdojë të punojë nëpërmjet kompjuterit. Ne nuk do japim më shërbime nëpër sportele, për të gjitha aplikimet online. Shërbimi ADISËS do mbyllet, të gjitha shërbimet do merren online. Do shfrytëzohet koha, shpresoj që për disa javë kurbat ë përmirësohet dhe të marrin përgjigje.

Të gjithë prindërve që kanë një fëmijë në moshën e çerdhes, kopshti dhe arsimit bazë dhe nuk janë pjesë e kësaj pjesë të administratës ne do i japim menjëherë, lejen për të shkuar ën shtëpi, për të kufizuar kontaktet më të tjerët.

Është diçka që duhet të përballemi me seriozitet dhe dinjitet. Të përballemi për familjen dhe shoqërinë. S’do lejojmë të shkojnë pranë spitaleve, jo vetëm të afërmit e të sëmurëve, por edhe ata në ditë zakonshme nisen drejtë spitalit për të parë mos kam ndonjë gjë. Është gjendje lufte.

Unë do doja ti përqafoja të gjithë, në radhë të parë ata që e kanë virusin, do doja që të isha ditë natë për ta çuar këtë mesazh, por armiku na e ka vënë këtë kufi. Nëse unë bëj trimin kthehem në vrasës, duke ardhur dhe duke përqafuar të tjerët”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!