Home Aktualitet “Task-forca presidenciale, task-forca e opozitës”- Rama i përgjigjet Bashës: Jemi në luftë, çfarë do nxjerrin politikisht, përveç bojës…

“Task-forca presidenciale, task-forca e opozitës”- Rama i përgjigjet Bashës: Jemi në luftë, çfarë do nxjerrin politikisht, përveç bojës…

nga Editor

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë ka akuzuar opozitën se po përhap panik dhe po dizinformon qytetarët, me akuza politike.

Rama ka thënë se  Shqipëria është një vend i vogël dhe se s’ka nevojë për shumë task-forca, duke thumbuar Presidentin, kreun e opozitës dhe ish-kryeministrin Berisha. 

Sipas tij, palët duhet të ndjekin shembullin e opozitës dhe jo t’i nxjerrin bojën vetes.

“Më erdhi shumë mirë dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit publik që ishte fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit apo si motrat në të njëjtin pozicion në të gjitha vendet që janë në luftë, por sot gjithçka ndryshoi dhe ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit.

Një dezinformim i pajustifikueshëm. Shqipëria nuk është kaq e madh edhe nuk ka kaq shumë ekspertë që të ndahet në kaq shumë Task Forca. Në Itali sistemi kolapsk dhe të gjithë, përfshirë edhe mjekë e infermierë në pension u bashkuan, të gjithë institucionet u bashkuan, po në Shqipërinë e vogël çfarë më mirë mund të bëhet nga këto Task Forca se sa të bashkohen me autoritetin shëndetësorë.

Nuk ka asnjë problem të monitorohet, por niveli i komunikimit, bashkëpunimit jo në funksion të njërës palë apo tjetrës, këtu jemi një komunitet njerëzor i kërcënuar nga një virus. Këtu ne jemi individë që kemi të dashurit tanë dhe ata më të dobët mes nesh janë të kërcënuar.

Duhet një nivel komunikimi për të bërë më mirë, por jo një zgjatim, një bisht, një degëzim i helmatisur i luftës së përditshme mizerabël politike në kushte paqe”, tha Rama. 

Kryeministri ka sqaruar se keto maska ndodnese i ka kaluar data e skadences jane funksionale per te pritur paciente me koronavirus dhe i vetmi moment kur nuk e kane te plote efektshmerine eshte momenti kur perdoren ne sallen e operimit.

“Në sistemin shqiptar ka pasur një regjim doganor për materialet dhe dhuratat me natyrë humanitare. Maskat ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie e cila mbas thirrjeve të përsëritura të autoriteve nuk u paraqit për të paguar detyrimet e shtetit dhe për të tërhequr këto pako që janë prodhime të një kompanie amerikane, prodhuar në Kinë.

Nëse këto do ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të implikonte gjësendi përves uljes së eficenses se tyre ne sallat kirurgjikale ku operohen trupat këto maska nuk do dilnin nga SHBA dhe nuk përshkonin oqeane për të ardhur në Shqipëri.
Këto përdoren pas datës së tyre të skadencës jashtë sallave kirurgjikale që do të thotë jo sepse këto janë të rrezikshme në salla, por sepse nuk e kanë të gjithë efektshmërinë e tyre. Janë maska e që e zëvendësojnë disa herë më mirë farzoletën, apo garzat që vendosen para fytyrës për vetë mbrojtjen në kontaktin gjatë një gjendjeje të caktuar epidemike.

Të thuash që janë të rrezikshme do të thotë që thjeshtë të duash të përhapësh panik apo të harrosh se sot nuk është, koha për të luftuar me qeverinë, por të luftojmë si shqiptarë për shqiptarët kundër një armiku që e ka nxjerrë botën nga binarët e natyrshmërisë së vet.

Kjo maskë është njësoj i ajo e karantinës ku sot bashkë me maskat ku u pretendua se ishte prova flagrante e kapjes mat të qeverisë.

Merret një vendim qeverie, lexohet dhe pretendohet se ne sot paskemi menduar për shtëpinë ushtarake kur u prezantua në media, çfarë ishte film? Po kjo task forca opozitare që i ndaj qartë ekspertet shumë të nderuar që e përbejnë nga disa të tjerë që nuk do dëshiroja ti diskutonim sot, nuk i thanë të nderuarit të opozitës ta shohim një herë shtëpinë e ushtarakëve.

Nuk duhet të shkojnë të spitale të bëjnë vizita kur ne themi mos shkoni në spitale sepse mund të merrni përmes një kontakti të afërt koronavirusin. Nuk ka vend në planet që ka disa task-forca. Shtëpia e ushtarakëve është gati, vendimi është marrë, siç do merren vendime të tjera në bazë të dinamikës. Ejani dhe të gjithë së bashku të përballojmë këtë situatë”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!