Home Aktualitet “Maskat e skaduara për mjekët” – Basha kërkon nisjen e hetimeve: Ky është krim. Epidemia po përparon dhe qeveria s’ka marrë masat e duhura

“Maskat e skaduara për mjekët” – Basha kërkon nisjen e hetimeve: Ky është krim. Epidemia po përparon dhe qeveria s’ka marrë masat e duhura

nga Editor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksa i ka apeluar qytetarët që të mos bëjnë panik lidhur me situatën e krijuar prej koronavirusit dhe të zbatojnë këshillat që janë thënë, ka reaguar edhe për denoncimin e maskave të skaduara.

Masat e skaduara dhënë personelit mjekësor u denoncuan pak më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Basha shprehet se kjo lëvizje e Ministrisë së Shëndetësisë është kriminale dhe tashmë që epidemia po përparon tregon që qeveria nuk ka marrë masat e duhura. Gjithashtu kryedemokrati kërkon nisjen e hetimeve për të vënë para përgjegjësisë autorët.

“Nuk është koha për panik, por për kujdes. Rritni kujdesin dhe jo panikun sepse kështu nuk do kujdeseni do t për familjarët tuaj.

Përvoja botërore tregon se në shumicën e rasteve kjo sëmundje është mposhtur. Shmangni daljet në ambientet publike dhe me shumë njerëz.

Mburoja e vetme janë shërbimet shëndetësorë që po punojnë me vetëmohim dhe në kushte të papërshtatshme.

Bardhi nga terreni denoncoi një fakt tronditës. Një kuti standarde e 1 milion e 200 maskave një përdorimeshe kanë një pullë dhe kur ajo hiqet

Ftoj prokurorinë të nisë hetimet. Ky është krim ndaj kujt do sidomos ndaj stafeve shëndetësore që po punojnë. Me vetëdije është bërë shpërndarja e maskave të skaduara.

Pa mjete mbrojtëse shëndetësore personeli mjekësor nuk e kryen dot detyrën dhe kthehen në transmetues të virusit.

Spitalet janë të papërgatitura për personat që do të shkojnë, për ata njerëz që do të shkojnë dhe kanë nevojë që të marrin ndihmë në spital. Kjo është një kronikë e një dështimi të paralajmëruar. Tashmë që epidemia po përparon tregon që qeveria nuk ka marrë masat e duhura.

Ekipet tona në terren kanë raportuar se gjendja në spitalet e Tiranës dhe të vendit është e mjerueshme sa i përket pajisjes së personelit mjekësor më masa mbrojtëse, që ti shërbejnë qytetarëve”, u shpreh Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!