Home Politike Çështja “Tahiri”, Alibeaj sistemi i vjetër i drejtësisë i çonte në burg jo në punë vullnetare….

Çështja “Tahiri”, Alibeaj sistemi i vjetër i drejtësisë i çonte në burg jo në punë vullnetare….

nga Albina Hoxhaj

Ish-deputet i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka folur në lidhje me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhënë mbrëmjen e djeshme nga Gjykata e Krimeve të Rënda . Gjatë një emisioni televiziv Alibeaj është shprehur se sistemi i vjetër i drejtësisë ka dënuar ministra me burg, dhe nuk jepte dënime si i Tahirit, me punë vullnetare. Ish-deputeti vuri theksin se pret qe drejtësia e re e cila do të dalë nga reforma të jetë e pa kapur nga politika dhe të mos ketë ndikime në vendime që do të marrë në çështjet e caktuara si puna e Tahirit. “Ai sistem i vjetër i drejtësisë, që meritonte shkundjen nga themelet, ka çuar ministra të qeverisë së atëherëshme në burg, jo për punë vullnetare si kjo drejtsi e Ramës. Kur bëhet fjalë për sistem drejtësie, e vetmja gjë për të cilën do të duhet të urojmë është të jetë një drejtësi e pakapur nga politika dhe e pakapur nga pushteti. Pushteti është mëkatari më i madh dhe ai e ka frikën më të madhe të sistemit të drejtësisë. Ai ka jo vetëm shtysën e brendshme, por edhe mundësitë për ta kapur”.-tha Alibeaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!