Home Aktualitet Gjendet i vdekur pranë rrugës dytësore në Sukth, një 44-vjeçar. Policia jep detajet

Gjendet i vdekur pranë rrugës dytësore në Sukth, një 44-vjeçar. Policia jep detajet

nga Editor

Trupi i pajetë i një 44-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur në Fermë Sukth, në afërsi të rrugës dytësore, rreth orës 13:15.

Policia njofton se viktima është shtetasi E.K.,44 vjeç dhe nga këqyrja paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!