Home Aktualitet “Jemi në fillimin e epidemisë”, drejtori i Urgjencës: Patjetër do kemi shtim të rasteve, nuk është vetëm forca dhe ligji, izoloni kontaktet

“Jemi në fillimin e epidemisë”, drejtori i Urgjencës: Patjetër do kemi shtim të rasteve, nuk është vetëm forca dhe ligji, izoloni kontaktet

nga Editor

Nderkohe qe ne vend numri i te prekurve nga koronavirusi ka shkruar ne 10 persona, drejtori i Urgjences Kombëtare Skënder Brataj ka pranuar se numri i te prekurve do te shtohet. 

Gjate konferences se sotme per media, ku jane njoftuar te dhenat me te fundit per situaten ne vend, ai ka thene se nuk mund te fshihet, se rastet do te shtohen, pasi jemi ende ne fillimin e epidemise. 

Por, ajo qe duhet te bejme eshte te respektojme masat e marra nga autoritete, kufizim levizjesh, qendrim ne shtepi dhe izolim per ata qe kane kontakte me te prekur, ose histori udhetimesh ne zonat e kuqe.

“Është normale të ketë shqetësim, të ketë panik. Është detyra jonë të informojmë çdo qytetar. Nuk fshihem, patjetër që do të ketë rritje të numrit të personave, jemi në fillimin e një pamdemie botërore. Janë disa gjëra që ne i njohim. Është trefishuar numri i njerëzve që marrin urgjencën. 83% e njerëzve nuk shfaqin simptoma dhe mbi 90% e rasteve që shfaqin simptoma kurohen në shtëpi. Ne duam bashkëpunim dhe mirëkuptim ti përgjigjmi kësaj situate. Duhet të të jemi të ndërgjegjshëm, të qëndrojmë në shtëpi. E parandaloi Kina, i mori masat Italia”- tha ai.

Sipas tij, secili duhe te ndihmoje veten. “Nuk ka rrugë tjetër, nuk është vetëm forca dhe ligji. Duhet të izolojmë kontaktet. Edhe unë nuk e di nëse jam apo jo i infektuar. E pamë dhe në Itali që një nga politikanët ishte i infektuar. Është betejë që duke ndjekur rregullat mund ta fitojmë. Të gjitha statistikat e kanë sjellë që 95% për qind shërohen. Sa më mirë ti përgjigjemi apeleve tona, 127 do t’u jape informacionet dhe mbështetjen, por jo në spital. Është e njëjta gjë siç na ndodh sezoni i gripit çdo vit. Sot do të mblidhet komiteti për masat e mëtejshme. Nuk ka mjekim për njerëz simptomatik edhe pse janë pozitiv me koronavirusin. Ka mjekim vetëm për personat simptomatik”- tha ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!