Home Aktualitet Frika nga koronavirusi/ KPK ndërpret pritjen me qytetarët, del me njoftim: Denoncimet na i nisni me postë

Frika nga koronavirusi/ KPK ndërpret pritjen me qytetarët, del me njoftim: Denoncimet na i nisni me postë

nga Editor

Ne kuader te masave te marra per ndalimin e perhapjes se koronavirusit, teksa Qeveria njoftoi dje mbylljen e shkollave per dy jave, te gjithe aktiviteteve dhe grumbullimeve deri me 3 mars dhe po ashtu, fluturimet me Italine, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimitka shtrenguar kushtet e sigurise.

Duke nisur nga dje, KPK ka nderprere sherbimin e pritjes se qytetareve, qe dorezonin denoncime lidhur me gjyqtare a prokurore. Ne vijim, denoncimet mund te dorezohen me poste ose ne rruge elektronike. 

Ja njoftimi 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se duke nisur nga data 9/3/2020  shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e KPK-së do të ndërpritet. Kjo në kuadër të rritjes së masave parandaluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar  nga Covid-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Komisioni, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit  të Komisionit kpk.al, rubrika “Denonco”.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!