Home Aktualitet Rritet numri i aeroporteve italiane ku ndalohet fluturimi, funksionalë vetëm Roma dhe Bari

Rritet numri i aeroporteve italiane ku ndalohet fluturimi, funksionalë vetëm Roma dhe Bari

nga Editor

Vetëm në dy aeroporte mund të udhëtohet nga Rinasi drejt Italisë, pas pezullimit të fluturimeve për shkak të përhapjes së koronavirusit. Ato janë Aeroporti i Romës dhe ai i Barit.

Tirana International Airport ka njoftuar se pas pezullimit të fluturimeve në 10 aeroporte të Italisë në mëngjes, tashmë ai është zgjeruar dhe për dy të tjera, Torinon dhe Ankonën. 

Dje në mëngjes TIA njoftoi se njofton të gjithë pasagjerët se në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të anullohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” sipas listes së mëposhtme:

  • Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
  • Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
  • Aeroporti Bologna (BLQ)
  • Aeroporti Firenze (FLR)
  • Aeroporti Genoa (GOA)
  • Aeroporti Perugia (PEG)
  • Aeroporti Pisa (PSA)
  • Aeroporti Rimini (RMI)
  • Aeroporti Venezia (VCE)
  • Aeroporti Verona (VRN)

Kësaj liste tashmë i shtohen dhe Ankona dhe Torino

Ky pezullim hyn në fuqi menjëherë, deri në një njoftim të dytë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!