Home Aktualitet Çfarë është karantina e detyruar në shtëpi? Manastirliu sqaron hapat: Do merren masa nëse…

Çfarë është karantina e detyruar në shtëpi? Manastirliu sqaron hapat: Do merren masa nëse…

nga Editor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sqaron se të gjithë personat që futen në karantinë të detyrueshme duhet ta zbatojnë atë.

E ftuar në “Opinion”, ajo tha se të afërmit e personit të prekur me koronavirus janë futur në karantinë në banesën e tyre.

ManastirliuJanë marrë të gjitha masat sipas të gjitha normave sipas rregullave të Institutit të Shëndetit Publik. Tani po gjurmohen kontaktet. Puna ka filluar që mbrëmë për të gjurmuar të gjitha kontaktet. Kontaktet e ngushta janë 8 dhe besoj brenda mesnatës do të kemi rezultatet. Familjarët janë të vetëkarantinuar në banesën e tyre me një patrullë dhe ndërkohë është marrë konfirmimi i tyre për të kos dalë jashtë. Nëse dalin do të shkojnë në një karantinë shtetërore. Urgjenca Kombëtare nxjerr një protokoll të caktuar. Me daljen e rastit të parë, që është një rast i importuar dhe rastit të dytë të personit të afërt, kemi nxjerrë rregullin për karantinën e detyruar për ndryshe do të merren masa administrative në bazë të ligjit. Ligji për sëmundjet infektive parashikon masa administrative gjobë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!