Home Politike Çështja “Tahiri”, Fatmir Xhafaj flet gjuhën e ambasadorëve!

Çështja “Tahiri”, Fatmir Xhafaj flet gjuhën e ambasadorëve!

nga Albina Hoxhaj

Pas vendimit për Saimir Tahirin, nuk mund të mungonin komentet e trupës diplomatike të akredituar në Tiranë. Reagimet e para erdhën nga Ambasada e SHBA dhe ajo e Britanisë.

Për Ambasadën Amerikane dënimi i një ish-ministri tregon se drejtësia po bën përpara, por dënimi në vetvete është shkurajues.

Ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman ka shkruar në profilin e tij në “Twitter” se vendimi për dënimin e Saimir Tahirit tregon se drejtësia në Shqipëri po maturohet.

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”, -thuhet në reagimin e ambasadorit.

Ajo çka bie në sy përveç deklaratave është reagimi i ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai i ka pëlqyer të dy postimet, çka tregon se në këtë çështjw Xhafaj zgjedh të renditet krah ambasadorëve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!