Home Aktualitet Dyshohen të jenë infektuar nga koronavirusi/ Kishte ardhur nga Italia, 22-vjeçarja me të fejuarin dërgohen në QSUT

Dyshohen të jenë infektuar nga koronavirusi/ Kishte ardhur nga Italia, 22-vjeçarja me të fejuarin dërgohen në QSUT

nga Editor

Gazetarja Aurora Golemi nga ambientet e jashtme të Infektivit të QSUT-së që është kthyer në një karantinë të COVIT 19, ka treguar detaje nga një rast që dyshohet se mund të jetë prekur nga ky virus.

“Vajza ishte bashkë me të fejuarin e saj. Janë dërguar në spital. Vajza kishte pasur simptoma; Temperaturë dhe kollë. E kishin orientuar që të vinte këtu. M’u desh të vendosja maskën, në mënyrë që të intervistoja vajzën. Sapo u fut në spital. Jemi duke pritur se çfarë do i thonë mjekët. Ishte 22-vjeçare nga Skrapari, s’ma tha emrin. Aktualisht në Infektiv ndodhet djali 28-vjeçar dhe babai i tij, 54 vjeç, të infektuar dhe të konfirmuar si të prekur nga koronavirusi. Jashtë ambienteve të Infektivit nuk kemi parë mjekë, por jashtë qëndrojnë vetëm policë, me maska kirurgjikale”, tha Aurora Golemi./BW

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!