Home Aktualitet Një shqiptare ndërron jetë në Itali e prekur nga koronavirusi, konsullja shqiptare jep detaje për rastin: Ceremonia e varrimit nuk mund të zhvillohet derisa…

Një shqiptare ndërron jetë në Itali e prekur nga koronavirusi, konsullja shqiptare jep detaje për rastin: Ceremonia e varrimit nuk mund të zhvillohet derisa…

nga Editor

Konsullja e përgjithshme shqiptare në Milano, Anila Pojani thotë se një shqiptare 60 vjeçare ka ndërruar jetë në Itali për shkak të një arresti-kardiak, por sipas saj ajo rezultonte e prekur nga koronavirusi.

Konsullja bën me dije familjarët e të ndjerës nga Durrësit janë futur në karantinë në shtëpitë e tyrep.

“Jemi kontaktuar nga një agjenci funebre dhe sot nga shqyrtimi i dokumentacionit përkatës kemi konstatuar që qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë nga një arrest kardio-respirator dhe ka rezultuar e prekur nga koronavirusi. Familjarët e saj janë futur në karantinë në banesat përkatëse.

Ashtu siç iu komunikova dokumentacioni i zonjës ka mbërritur sot në konsullatë dhe duke pasur parasysh situatën dhe familjarët e zonjës, djali, vajza dhe bashkëshorti janë në karantinë. Duhet zbatuar vendimi i kryeministrit italian për ceremonitë mortore dhe trupi ndodhet në morgun e spitali. Dokumentacioni lëshohet shumë shpejt dhe familjarët mund ta tërheqin sapo të dalin nga karantina”, tha konsullja për “Real Story” në News 24.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!