Home Aktualitet Rezultoi negativ për koronavirusin/ Presidenti portugez jep shembullin personal: Në izolim për dy javë

Rezultoi negativ për koronavirusin/ Presidenti portugez jep shembullin personal: Në izolim për dy javë

nga Editor

Duke bërtitur para gazetarëve nga ballkoni i tij i katit të parë, presidenti i Portugalisë deklaroi të hënën se ai do të qëndrojë në karantinë vullnetare për dy javë, megjithëse rezultoi negativ për koronavirusin, si një “shembull” për popullin Portugez.

“Testi ishte negativ. Unë do të vazhdoj të punoj nga shtëpia edhe pse ishte negative, deri sa të mbarojnë pesëmbëdhjetë ditët, ” raporton Reuters.

“Unë dua të jem një shembull.”

Kreu i shtetit, i cili me padurim pozon me njerëz për selfie, u testua më herët të hënën pasi zyra e tij njoftoi një ditë më parë se ai kishte pezulluar të gjitha angazhimet dhe udhëtimet jashtë vendit për dy javë dhe do të punonte nga shtepia.

Vendimi u mor pasi një shkollë në komunën veriore të Felgueiras, e cila kishte dërguar një grup fëmijësh për të vizituar rezidencën presidenciale të martën e kaluar, njoftoi se një nga studentët e saj kishte rezultuar pozitiv me virusin.

Lajme te ngjashme