Home Aktualitet Koronavirusi/ Italianët infektuan të gjithë perëndimin

Koronavirusi/ Italianët infektuan të gjithë perëndimin

nga Editor

E gjithë Europa tashmë është e prekur nga koronavirusi.

Përjashtim këtu bëjnë vetëm dy vende të kontinentit, Kosova dhe Mali i Zi që ende nuk kanë njoftuar për rastet e para.

Italianë janë përhapësit kryesorë të koronavirusit në gjithë kontinentin, por edhe më gjerë.

Rastet e para të infektimit nga Italia u shënuan në vendet fqinje pas 25 Shkurtit, kur disa qytetarë italianë, kryesisht turistë shfaqën simptomat e para në Zvicër.

Një italian ishte personi që shkaktoi të infektuarit e parë në Rumani.

Turistët italianë e përhapën më pas në Spanjë në fillim të Shkurtit, për ta zgjeruar hartën me vende të tjera si Austria, Spanja, Franca, Kroacia, Holanda, Greqi, Britani të Madhe etj.

Virusi i përhapur nga italianët kapërceu kontinentin dhe kaloi deri në Nigeri, Algjeri, Marok e Tunizi.

Duke kapërcyer kontinentin, vizitorët italianë ndihmuan në shtimin e përhapjes në Shtetet e Bashkuara, ku ishin njoftuar fillimisht rastet e para të përhapura nga Kina.

Në mënyrë të pandalshme virusi u përhap fillimisht në Brazil e më pas në gjithë Amerikën Latine, ku edhe atje vizitorët italianë janë përgjegjës për shtimin e rasteve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!